Pranoni oferta speciale nga buletini jonë: udhëtime, fluturime, pushimeve etj:
Berat, Shqipėri Berati i mahnitshem - Ture speciale
Nėse doni tė vizitoni njė nga malet mė madhėshtore tė Shqipėrisė dhe tė pėrjetoni bekimin dhe harmoninė nga faltorja e perėndive duke zotėruar njė pamje tė gjithė horizontit bashkohuni me ne nė shėtitjen me mushka drejt malit tė Tomorrit mė 22 dhe 23 Prill.
Gjatė periudhės antike dhe mesjetare dhe nė letėrsinė romantike ky mal ėshtė pėrfytyruar si Olimpi i Shqiptarėve dhe shtėpia e zanave te maleve,
Orakulli qė parathotė tė ardhmen e kombit.
Dita I
Mbėrritja nė hotel Castle Park Berat
Vizitė nė njė shtėpi tė vjetėr tė Mangalemit pėr tė mėsuar mbi traditėn e lashtė tė gdhėndies sė gurit dhe pėr tė shijuar gliko tė shtėpisė
Darka festive
Dita II
Mėngjesi
Nisja drejt fshatit Dardhė me fuoristrada
Takimi me cobanėt me mushka
Ecje drejt kalasė sė Tomorit me mushka
Piknik nė luginat pėrrallore tė malit
Kthimi nė Berat & mbarimi i programit
INSTRUKSIONE:
Ju duhet tė keni veshur & me vete
Veshje tė lehta dhe shumė tė ngrohta
Kėpucė/atlete pėr ecje, tė forta dhe tė parrėshqitshme
Kapuc, dorashka, shall
Krem mbrojtės ndaj rrezeve tė diellit
Njė buzėqeshje
* Tė gjitha veshjet dhe sendet tuaja personale tė jenė nė njė cantė e cila mund tė transportohet lehtė me mushka.
Cmimi 120 Euro / person
*Cmimi perfshin te gjitha te cekura ne program + transporti.
Turat opcionale:
RAFTING NE KANIONET E OSUMIT
- Mberritja gjate paradites ne Berat.
- Nisja drejt Kanioneve te Skraparit. Udhetimi zgjat 1 ore e 30 min(60 km).
- Mberritja ne mes te kanioneve dhe pergatitja per te filluar aventuren.Pergjate udhetimit jeta juaj ndryshon,pasi momentet qe do kaloni jane te papershkrueshme dhe gjithēka qe shpaloset (8 ujevara ; katedralja, porta e djallit, syri; natyra e virgjer) jane nje mrekulli e vertete. Ne mes te kanioneve ,poshte ujevares blu gjithe grupi ha dreken e paketuar (fast food).
Aventura mes kanioneve zgjat 2,5-4 ore ne varesi te nivelit te lumit. - Mbarimi i guides. - Largimi nga kanionet.
Niveli i veshtireise grada III. Periudha Shkurt Qershor
Opsionet:
- Rafting = 40 /person
- Rafting + Transporti Berat-Kanion-Berat = 50 /person
- Rafting + Akomodimi ne hotel + Darka tradicionale + Transporti Berat-Kanion-Berat + Mengjesi = 80 /per person
EKSPLORIM KANIONI SKRAPAR/PERMET
Kjo ekspedite ofrohet nga ARG, gjate muajit Korrik, Gusht, Shtator. Eksplorimi i kanionit zgjat 4 ore deri ne 5 ore, ne varesi te ritmit dhe perjetimit te grupit dhe pershkruhen 14 km me te bukur te Kanionit te Osumit, Skrapar ose te Kanionit te Lengarices dhe Ujerat Termale te Benjes. Kanionet kane nje ekosistem unik qe ju nuk duhet te humbisni pa e eksploruar te pakten nje here. Gjate ketij udhetimi nen shoqerimin e guides ARG, grupi perjeton aventura te ndryshme si ecje pergjate shtratit te lumit mes shpateve te kanionit; not ne pishinat naturale, ngjitje ne disa nga shtigjet e Kanionit. Gjate ekspedites shijohet nje dreke e paketuar e marre me vete nga Albania Rafting Group.
Periudha Korrik - Shtator
- Eksplorim Kanioni = 25 /person
- Eksplorim Kanioni + Transporti Berat/Permet- Kanion-Berat/Permet = 35 /person
- Rafting + Akomodimi ne hotel + Darka tradicionale + Transporti + Mengjesi = 65 /person
RAFTING VJOSE, PERMET
Vizitoret qe duan te bejne nje udhetim rafting ne lumin Vjose duhet te mberrijne ne mengjes ne qytetin e Permetit. Pas mberritjes ne bregun e lumit, guida do tju ndihmoje ne pergatitjen per aventure. Ky udhetim do tju dhuroje nje adrenaline te madhe ndersa ju lundroni me gomone ne lume dhe te jeni te sigurt qe do ta beje gjithēka nje eksperience te paharrueshme.
Udhetimi ne lume zgjat rreth 2-4 ore. Pas ose gjate udhetimit grupi shijon nje dreke te paketuar teper te shijshme. Niveli i veshtireise grada III. Periudha Mars Nentor
Paketat e mundshme:
- Rafting + Transporti Permet-lumi Vjosa-Permet = 45 /person
- Rafting + Akomodimi ne hotel + Darka tradicionale + Transporti Permet-lumi Vjosa-Permet + Mengjesi = 75 /person
RAFTING PER TE GJITHE
A keni menduar ndonjehere te provoni pervojen unike te rafting edhe pse mund te jeni fillestare dhe te ndiheni te pasigurt? Ja se ēfare do tju ndodh ne qoftese ju do te na besoni ne kete organizim te radhes RAFTING PER TE GJITHE, itinerari Jaupas Mbrakull, Berat. Skuadra takohet ne Berat dhe grupi bashkohet per tu nisur ,me makinat tona drejt Buzuqit. Para nisjes se aventures grupi udhezohet nga nje leksion per te gjitha teknikat dhe truket e nevojshme per tu perdorur gjate rafting. Te gjithe jane te perfshire ne menyre aktive ne zhvillimin rafting duke perdorur fuqine e rremimit dhe lopaten, duke ndjekur dhe zbatuar porosite dhe komandat e sakta te Guides Profesionale. ARG eshte e ndjeshme ndaj nevojave qe te gjitha familjet kane:nje eksperience unike qe kujdeset dhe per portofolin tuaj. Niveli veshtiresie grada II-III. Mosha minimale eshte nga 5 vjeē e shoqeruar nga nje prind, deri ne 99 vjet.
Paketat e mundshme:
- Rafting = 30 /pers
- Rafting + Transporti Berat-Buzuq-Berat = 35 /person
- Rafting + Akomodimi ne hotel + Darka tradicionale + Transporti Berat - Buzuq - Berat + Mengjesi = 65 /person