Data sot:

Tel:
+381 38 22 66 36
Email:
Adresa:
Rr. Bill Clinton nr#130
Vendi:
10000 Prishtinë, KOSOVË
Email: Newsleter \ Abonimi
Pranoni oferta speciale nga buletini jonë: udhëtime, fluturime, pushimeve etj:
Emaili juaj:
Fluturimi juaj në kohë reale:
Moti aktual në Prishtinë:
Paneli i rezervimeve për agjenta:
Username:
Password:
*Ofertat janë të limituara!

DUBAI TOUR: 660 € për person, datat: 19 - 24 Tetor

Te Perfshira:

  • Udhetim me Avion Prishtine – Stamboll
  • Transferi ne Stamboll Aeroport-Hotel
  • Hoteli ne Stamboll – Zona Taksim
  • Transfer ne Stamboll Hotel-Aeroport
  • Udhetim me Avion Stamboll - Dubai
  • Tranfer ne Dubai – Aeroport – Hotel
  • Hotel ne Dubai – Executive Alkhoory
  • Programi City Tour Dubai
  • Transfer ne Dubai – Hotel - Aeroport
  • Taksat e fjetjes dhe te fluturimit
  • Guide profesionale
  • Asistenca jone gjate gjithe kohes


Te pa perfshira:
Viza Turistike Dubai 80 EUR
Cdo gje qe nuk eshte e cekur ne rubriken “Te perfshira”.

Pershkrimi i Programit:

Dita 1: PRISHTINE – STAMBOLL (FLUTURIM DIREKT TURKISH AIRLINES)
Nisja nga Prishtina ne ora 09:15 mengjes drejt Stambollit dhe arritja ne ora 12:30, ku grupi do te akomodohet per nje nate dhe te shfrytezoj dy dite te plota per shopping neper qendrat tregtare me atraktive ne Stamboll. Akomodimi do te behet ne zonen Taksim.


Dita 2: STAMBOLL - SHOPPiNG
Mengjesi ne hotel

Stambolli: Shopping ne Stamboll gjithmone ka qene “trendy” mirepo tani eshte edhe me shume ngaqe cmimet e shume qendrave tregtare jane fantastike, andaj furnizohu me nje super SHOPPING ne Stamboll dhe me pas vizito Dubai ne fluturimin direkt nga Stambolli qe e ke te perfshire ne kete pakete.

Perfundimi i vizites ne Stamboll behet ne mbremje kur edhe organizohet transfer (rreth ores 21:00 nga Lobby i Hotelit) per ne Aeroportin e Stambollit Ataturk per te marre fluturimin direkt me Turkish Airlines me ushqim ne Board drejt Dubai.

Dita 3: DUBAI – TOUR DUBAI
Arritja ne Dubai ne mengjes rreth ores 6:00, dhe vizita panoramike tek JUMEIRAH BEACH per foto dhe perjetim te lindjes se diellit mbi deti.

Akomodimi ne hotel dhe marrja e dhomave rreth ores 12:00 ne mesdite, pastaj relax per dy ore deri ne 15:00 kur edhe parashihet CITY TOUR i perfshire ne pakete/cmim.

Vizite panoramike (City Tour – perfshire ne cmim):
Fillimisht do ti drejtohemi Xhamise Jumeriah (e cila eshte nje nga xhamite me te bukura ne Dubai). Me pas vazhdojme ne rrugen e famshme Sheikh Zayed (cilesuar edhe si arteria kryesore e qytetit) Gjate kesaj rruge do te kalojme ne Zonen e Biznesit (e mbushur me godina vertete unike) si psh Emirates Tower dhe Qendra e Tregetise Boterore. Gjithcka duket ne harmoni te plote dhe ky program do te vazhdoje te na tregoje mrekulli te tilla si: Burj Kalifa e cila eshte ndertesa me e larte ne bote 818 m, dhe prane saj ndodhet Dubai Mall, qe eshte Qendra Tregtare me e madhe ne bote Vazhdojme viziten tone ne brendesi te Palmes Jumeirah, e cila eshte nje arkitekture shume e vecante e ndertuar totalisht mbi uje. Aty do kemi mundesi te shohim Hotelin luksoz Atlantis The Palm dhe mundesi per foto panoramike. Me pas do te vizitojme Hotelin. Burj Al Arab, i cili eshte hoteli i vetem ne bote me 7*. Mundesi per kohe te lire ne Pazarin e Erzave dhe Frutave te thata duke perfundur programin tone ne zonen e famshme Dubai Gold Souk, e cila per nga vete emri eshte zona me e njohur e Argjendarise ne Lindjen e Mesme. Kohe e lire per dreken e cila eshte fakultative. Akomodimi ne hotel

Dita 4: DUBAI (Programet Ekstra)

Tour Opsional Extra PageseAbu Dhabi (55 Euro Per Person - minimum 20 Persona )

Abu Dhabi – njihet ndryshe si ”Manhatani i Arabise” per shkak te gradacelave ultra moderne. Kryeqyteti i Emirateve te Bashkuara Arabe, shtrihet ne nje ishull ne forme T-je, prane gjirit te Persise. Aty do te kemi mundesi per te vizituar vendet e mrekullueshme si Xhamine “Sheikh Zayed”, nje kryeveper e arkitektures neo-islamike si edhe nje nga xhamite me te bukura ne te gjithe boten. Xhamia ka mbi 1.000 shtylla ne zonat e saj e jashtme te cilat jane te veshur me me shume se 20.000 panele mermeri me gure gjysme te çmuar, duke perfshire guaskat, perlat etj. Vizita e kesaj xhamie eshte nje pervoje vertete e paharrueshme. Vizita vazhdon duke pare “Pallatin e Emirateve” shume luksoz, i cili ndodhet ne vendin e tij mbreselenes. Me pas do te vizitojme Heritage Village, Marina Mall si edhe ishullin “Saadyat” i cili ofron nje pasqyre te vertete ne zhvillimin e qytetitme te pasur te botes. Ne vazhdim vizitojme edhe ishullin "Yas" ne te cilin ndodhet kompleksi "Ferrari World" dhe pista e garave te "Formula 1" - Pas perfundimit te programit, kthimi ne Dubai.

Tour Opsional Extra Pagese - Dhow Cruise me darke (45 Euro Per Person - minimum 20 Persona )

Ne mbremje do te bejme nje shetitje me Anije Dhow Cruise. Aty do kemi mundesi qe te shohim te gjitha godinat me te larta ne te dy anet e Dubai Creek. Shetitja shoqerohet me muzike orientale duke krijuar atmosfere te kendshme dhe duke shijuar darken me gatime tradicionale. Kjo do te jete nje eksperience me te vertete e paharrueshme gjate diteve te qendrimit ne Dubai. Transferta dhe akomodimi ne hotel



Dita 5: DUBAI (Kohe e lire )

Burj Khalifa per person - € 55.00
Jeep Safari me transfer per person - € 50.00
Atlantis Aqua venture me transfer per person - € 75.00

Dita 6: DUBAI (Kthimi ne Stamboll-Prishtine)
Check-out nga hoteli dhe transferta per ne Aeroportin Internacional te Dubait. Fluturimi per ne Stamboll – Prishtine me Turkish Airlines dhe ushqim ne board.

Itinerari i biletes:
TK1018 19OCT PRNIST 0925 1200
TK 762 20OCT ISTDXB 0025 0540
TK 761 24OCT DXBIST 0200 0545
TK1017 24OCT ISTPRN 0750 0830

SHPËRNDAJE NË RRJETET SOCIALE: Share to Facebook Share to Twitter Share on Google+ More...
Airtour