Data sot:

Tel:
+381 38 22 66 36
Email:
Adresa:
Rr. Bill Clinton nr#130
Vendi:
10000 Prishtinë, KOSOVË
Email: Newsleter \ Abonimi
Pranoni oferta speciale nga buletini jonë: udhëtime, fluturime, pushimeve etj:
Emaili juaj:
Fluturimi juaj në kohë reale:
Moti aktual në Prishtinë:
Paneli i rezervimeve për agjenta:
Username:
Password:
*Ofertat janë të limituara!

VITI I RI NĖ DUBAI

FORTUNE KARAMA HOTEL 3* 949 € pėr person

Related image

METROPOLITAN HOTEL 4* 1099 € pėr person

Related image

Nisja me 28.12.2017 / Kthimi me 04.01.2018

Itinerari
DITE 1 SHKUP – DUBAI (fluturim direct me Flydubai)
Nisja nga Prishtina rreth ores 08:00 mengjes drejt Shkupit. Fluturimi per ne Dubai zgjat rreth 5 ore. Arritja dhe Akomodimi ne hotel.

DITE 2 DUBAI
Mengjesi ne hotel Pas mengjesit Dubai City Tour. Fillimisht do ti drejtohemi Xhamise Jumeriah (e cila eshte nje nga xhamite me te bukura ne Dubai). Me pas vazhdojme ne rrugen e famshme Sheikh Zayed (cilesuar edhe si arteria kryesore e qytetit) Gjate kesaj rruge do te kalojme ne Zonen e Biznesit (e mbushur me godina vertete unike) si psh Emirates Tower dhe Qendra e Tregetise Boterore. Gjithcka duket ne harmoni te plote dhe ky program do te vazhdoje te na tregoje mrekulli te tilla si: Burj Kalifa e cila esht e ndertesa me e larte ne bote 818 m, dhe prane saj ndodhet Dubai Mall, qe eshte Qendra Tregtare me e madhe ne bote Vazhdojme viziten tone ne brendesi te Palmes Jumeirah, e cila eshte nje arkitekture shume e vecante e ndertuar totalisht mbi uje. Aty do kemi mundesi te shohim Hotelin luksoz Atlantis The Palm dhe mundesi per foto panoramike. Me pas do te vizitojme Hotelin. Burj Al Arab, i cili eshte hoteli i vetem ne bote me 7*. Mundesi per kohe te lire ne Pazarin e Erzave dhe Frutave te thata duke perfundur programin tone ne zonen e famshme Dubai Gold Souk, e cila per nga vete emri eshte zona me e njohur e Argjendarise ne Lindjen e Mesme. Kohe e lire per dreken e cila eshte fakultative. Akomodimi ne hotel dhe kohe e lire per relaks.

Image result for dubai city tour

DITE 3 DUBAI (Programet Extra)
Tour Opsional Extra Pagese – Abu Dhabi (55 Euro Per Person - minimum 20 Persona ) Abu Dhabi – njihet ndryshe si ”Manhatani i Arabise” per shkak te gradacelave ultra moderne. Kryeqyteti i Emirateve te Bashkuara Arabe, shtrihet ne nje ishull ne forme T-je, prane gjirit te Persise. Aty do te kemi mundesi per te vizituar vendet e mrekullueshme si Xhamine “Sheikh Zayed”, nje kryeveper e arkitektures neo-islamike si edhe nje nga xhamite me te bukura ne te gjithe boten. Xhamia ka mbi 1.000 shtylla ne zonat e saj e jashtme te cilat jane te veshur me me shume se 20.000 panele mermeri me gure gjysme te ēmuar, duke perfshire guaskat, perlat etj. Vizita e kesaj xhamie eshte nje pervoje vertete e paharrueshme. Vizita vazhdon duke pare “Pallatin e Emirateve” shume luksoz, i cili ndodhet ne vendin e tij mbreselenes. Me pas do te vizitojme Heritage Village, Marina Mall si edhe ishullin “Saadyat” i cili ofron nje pasqyre te vertete ne zhvillimin e qytetitme te pasur te botes. Ne vazhdim vizitojme edhe ishullin 'Yas' ne te cilin ndodhet kompleksi 'Ferrari World' dhe pista e garave te 'Formula 1' - Pas perfundimit te programit, kthimi ne Dubai.

DITE 4 DUBAI - 31 Dhjetor
Organizim special I Darkes Gala ne Metropolitan Hotel, nga terraca e se cilit mund te shihet pamja spektakolare e fishekzjarreve nga Burj al Arab dhe Burj Khalifa. Darka eshte e obligueshme - 140 EUR personi

Image result for Atlantis Aqua dubai

DITE 5 DUBAI (Programet Extra)
Burj Khalifa per person - € 55.00 Jeep Safari me transfer per person - € 50.00

DITE 6 DUBAI (Programet Extra)
Atlantis Aqua venture me transfer per person - € 75.00 Tour Opsional Extra Pagese - Dhow Cruise me darke (45 Euro Per Person - minimum 20 Persona ) Ne mbremje do te bejme nje shetitje me Anije Dhow Cruise. Aty do kemi mundesi qe te shohim te gjitha godinat me te larta ne te dy anet e Dubai Creek. Shetitja shoqerohet me muzike orientale duke krijuar atmosfere te kendshme dhe duke shijuar darken me gatime tradicionale. Kjo do te jete nje eksperience me te vertete e paharrueshme gjate diteve te qendrimit ne Dubai. Transferta dhe akomodimi ne hotel

DITE 7 DUBAI
Diten e fundit do te mund ta shfrytezoni per plazh. Ne Dubai eshte nje nder plazhat me te njohura ne bote Jumeirah ku mund te kaloni caste te mrekullueshme ne brigjet e detit Persik.

Image result for dubai jeep safari

DITE 8 DUBAI-SHKUP
Check-out nga hoteli dhe transferta per ne Aeroportin Internacional te Dubait. Fluturimi per ne Shkup. Transferi nga Shkupi ne Prishtine.

SHPËRNDAJE NË RRJETET SOCIALE: Share to Facebook Share to Twitter Share on Google+ More...
Airtour